Një deklaratë e bujshme është thënë për ish-mbrojtësin serb, Nemanja Vidic. Futbollisti armen, Varazdat Haroyan, i cili luan në Premier League ruse me ekipin e Ural, ka thënë se Vidic është idhulli i tij, si dhe ka zbuluar një prapaskenë të ish-mbrojtësit serb, nga ku doli dhe deklarata e bujshme.
“Roli i qendërmbrojtësit është shumë i vështirë, por unë motivohem nga emra të mëdhenj si Vidic e të tjerë. Nemanja është idhulli im dhe e kam ndjekur shumë kur luante për Manchester United. Mbaj mend si i thurte elozhe Ferguson, duke e quajtur luftëtar.
Kam dëgjuar një histori, që në vitin 2006 kur u transferua tek United, Vidic i ka kërkuar Fergusonit të shkojë në luftë kundër Kosovës. Mos qofsha gabim, lufta nuk zgjati shumë dhe prandaj Vidic nuk u largua drejt Serbisë” u shpreh Haroyan./abcnews.al