Ish-mesfushori i njohur suedez, Kim Kallstrom, ka dhënë një intervistë së fundmi dhe fjalët e tij, me shumë gjasa nuk do të priten mirë nga Zlatan Ibrahimovic. Sipas Kallstrom, Ibrahimovic ishte lojtari më profesionist që kishte parë, por kur u transferua tek Arsenali, ndryshoi mendje.
“Kam luajtur shumë vite në krah të Zlatan në kombëtare dhe isha i qartë në mendjen time: Ai ishte lojtari më profesionist që më kishin parë sytë. Por kur u transferova tek Arsenali, u prezantova me Mikel Artetën. Çfarë lojtari, i palodhur, çdo stërvitje e kryente deri në detajin më të vogël.
Ishte shumë i kujdesshëm që gjithccka ta bënte ashtu siç duhet, si gjatë ndeshjeve, si në stërvitje, ashtu dhe në dhomat e zhveshjes. Për mua, Arteta ka qenë lojtari më profesionist me të cilin kam luajtur”, u shpreh Kallstrom. Tashmë, Arteta është trajner i Arsenalit, ndërsa Ibrahimovic vazhdon të luajë futboll, me fanellën e Milanit./abcnews.al

