Emri i Jose Mourinhos lidhej prej kohësh me transferimin tek Arsenali. “Topçinjtë” vonuan shkarkimin e Unai Emery, Tottenham veproi më shpejt me largimin e Pochettinos dhe portugezi u ul në stolin e Spurs.
Mourinho ka prekur këtë temë gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Bouremouth. Trajneri i luzitan ndihet për mrekulli tek ekipi i ri dhe thekson se nuk e ndryshon Tottenhamin me asnjë ekip në botë.
“Jam shumë i lumtur me mundësinë që m’u dha për t’u ulur në pankinën e Tottenham. Nuk më shkon në mendje asnjë opsion tjetër. Do të refuzoja çdo ofertë në këtë moment, kjo është e sigurt“, thekson Jose Mourinho. /abcnews.al