Deklaratë dashurie nga Koulibaly: Mbyll karrierën te Napoli vetëm me një kusht

schedule16:58 - 11 Korrik, 2020

schedule 16:58 - 11 Korrik, 2020

Ky sezon ka qenë i mbushur me probleme dhe dëmtime për Kalidou Koulibaly, por afrikani mbetet një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Shumë klube janë gati të shpenzojnë për shërbimet e tij, sidomos në Premier League.

Manchester City ka vendosur të marrë në dorën situatën, duke përgatitur një ofertë prej 65 milion paundësh dhe kalimin e dyshes Otamendi-Zinchenko nën urdhrat e Gattusos. Një propozim tundues për klubin italian, që kërkon 80 milion paund për të lënë të lirë 29-vjeçarin.

Ky i fundit ka reaguar në një prononcim për Gazzetta dello Sport, duke shprehur dëshirën e tij të madhe dhe duke gëzuar tifozët e zjarrtë të Napolit. “Familja ime gjendet për mrekulli në Napoli dhe kjo më lumturon jashtë mase.

LEXO EDHE: City çmendet pas Koulibaly, ofron 65 milionë paund dhe dy lojtarë

Falë tyre jam pjesë e këtij klubi prej gjashtë vitesh. Nëse nuk do të ndiheshin mirë, me shumë siguri do të isha larguar. Fëmijët e mi flasin shumë mirë gjuhën italiane, ashtu si edhe frëngjisht. Këtu jetohet qetësisht, s’e kuptoj pse duhet folur për merkato kur nuk ka asgjë në horizont.

Nuk i kam kërkuar kurrë drejtuesve që dua të largohem. I lexoj gazetat, por mendjen e kam vetëm te futbolli. Jam një lojtar i Napolit dhe bezdisem kur emri im lidhet me klube të tjera. Të shohim se çfarë do të vendosë presidenti De Laurentiis.

Nëse do të më propozojë rinovimin e kontratës, i bie që të mbyll karrierën te Napoli. Kam edhe tre vite të tjera kontratë, nuk janë pak, por nuk mendoj për asgjë tjetër përveç Napolit“, thekson Koulibaly. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!