Deklaratat e presidentit çek, Haradinaj bojkoton samitin e Vishegradit

schedule20:33 - 11 Shtator, 2019

schedule 20:33 - 11 Shtator, 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi konfirmohet për “ABC Neës” nga burime pranë qeverisë së Kosovës. Ditët në vijim, përfaqësues të këtij institucioni do të dalin me deklarate zyrtare ku edhe do te tregojnë arsyet e anulimit te pjesemarrjes se Haradinajt ne kete samit.

Burimet japin si shkak për këtë anulim angazhimet e kryeministrit. Por motivet reale të bojkotit dyshohet se janë bërë deklaratat e presidentit çek Milosh Zeman në Beograd, se do të shikonte mundësinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, bojkoti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë çeke, e cituar nga mediat vendase. Gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd, presidenti Zeman tha se i pëlqente shumë Serbia dhe aspak Kosova dhe shtoi se do të shikonte mënyrën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!