Deklaratat e Pelosit zemërojnë Azerbajxhanin: E padrejtë dhe e rrezikshme

schedule17:05 - 18 Shtator, 2022

schedule 17:05 - 18 Shtator, 2022

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, gjatë vizitës së saj në Armeni dënoi ashpër ato që ajo i quajti sulmet ilegale të Azerbajxhanit ndaj Armenisë.

Pelosi vuri në dukje se vizita e saj në Armeni është e rëndësishme pas “sulmeve të paligjshme dhe vrastare të Azerbajxhanit në tokën armene” që kanë shkaktuar përleshje në kufirin midis dy vendeve dhe kanë lënë më shumë se 200 të vdekur.

“Ne i dënojmë pa mëdyshje këto sulme”, theksoi ajo, duke shtuar se përleshjet “janë nisur nga azerët dhe kjo duhet kuptuar”.

Pelosi, tha gjithashtu se SHBA duhet të përdorë ndikimin dhe fuqinë e saj për të treguar se sovraniteti i Armenisë është prioritet.

Mirëpo, komentet e saj sollën zemërim në Baku, që njoftoi se Pelosi po rrezikonte paqen në Kaukaz.

“Akuzat e paargumentuara dhe të padrejta të Pelosit kundër Azerbajxhanit janë të papranueshme”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

“Kjo është një goditje serioze ndaj përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve Armeni-Azerbajxhan,” vë në dukje ministria, duke i quajtur komentet e Pelosit “propagandë armene”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!