Imami i famshëm në Kosovë për qendrimet e tij, Shefqet Krasniqi është shprehur se ka gabuar me deklaratat e tij të mëparshme.
Në një lidhje në “skype” me gazetaren Sibora Bitri në Abc Live, Krasniqi tha se ndonjëherë edhe ka gabuar me deklaratat e tij.
“Edhe unë njeri jam. Mund të gaboj në ato që them, por pres që fjalët e mia të kundërshtohen në rastet kur e kam gabim”, tha Krasniqi ne ABC.
Krasniqi foli mbi transplantin e zemrës së një derri në trupin e njeriut duke thënë se ajo mund të bëhej vetëm në rastet kur bëhet fjalë për një zgjedhje mes jetës dhe vdekjes.
“Ne sigurisht që zgjedhim jetën”, tha Krasniqi.
Më herët ai ishte deklaruar kundër kësaj gjëje në mediat e Kosovës, por duket se tashmë ka ndryshuar mendim, siç deklaroi në ABC. /abcnews.al