Deklaratat e bujshme të Meghan dhe Harryt, Pallati Mbretëror ende asnjë koment

schedule08:35 - 9 Mars, 2021

schedule 08:35 - 9 Mars, 2021

Pallati Buckingham ende nuk ka dhënë asnjë koment pas intervistës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex për Oprah Winfey.

Princ Harry dhe Meghan Markle thanë gjatë intervistës, se para lindjes së djalit, një anëtar i familjes mbretërore, shprehu shqetësim rreth asaj sesa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së Archie.

Gjithashtu Meghan u shpreh se për shkak të presionit që kishte në Pallat kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Korrespondenti mbretëror i BBC, Jonny Dymond, tha se strategjia e heshtjes së pallatit përballet me një sfidë, duke shtuar se institucioni është gjithmonë relativisht keq në komentet mbi çështje të tilla.

Në intervistën e tyre, çifti foli për një sërë temash, përfshirë racizmin, shëndetin mendor dhe marrëdhëniet e tyre me mediet dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!