Ministria e Jashtme e Polonisë thirri ambasadorin ukrainas dhe përcolli protestën e fortë të palës polake kundër deklaratave të bëra nga presidenti Volodymyr Zelenskiy në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.Reuters raporton se ministria e jashtme tha në një deklaratë:
Zëvendës ministri i Jashtëm, Paëeł Jabłoński përcolli protestën e fortë të palës polake kundër deklaratave të bëra nga presidenti Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, duke pretenduar se disa vende të BE-së shtiren solidaritet ndërsa mbështesin indirekt Rusinë.
Në fjalën e tij, presidenti i Ukrainës iu referua situatës së eksportit të grurit, duke thënë:
“Edhe tani kur Rusia ka minuar nismën e drithërave të Detit të Zi, ne po punojmë për të siguruar stabilitetin e ushqimit. Dhe shpresoj që shumë prej jush do të na bashkohen në këto përpjekje. Ne nisëm një korridor të përkohshëm eksporti detar nga portet tona. Dhe ne po punojmë shumë për të ruajtur rrugët tokësore për eksportin e grurit. Dhe është alarmante të shohësh se si disa në Evropë luajnë solidaritet në një teatër politik – duke bërë thriller nga kokrra. Ata mund të duken se luajnë rolin e tyre, por në fakt po ndihmojnë në vendosjen e skenës për një aktor nga Moska.“/abcnews.al