Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha për herë të parë këtë të premte në forumin ekonomik të Davosit se dëshiron të shohë Prishtinën dhe Sarajevën në Nismën për Lidhjet Ekonomike. Vuçiç u shpreh se heqja e pangesave për lëvizjen e lirë të mallravë të kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve në rajon është shumë e rëndësishme për Serbinë. Presidenti serb tha se do të dëshironte ti shihte Prishtinën, Podgoricën dhe Sarajevën në iniciativën për të lidhur gjashtë ekonomitë e ballkanit perëndimor. Vuçiç në një konferencë shtypi pas Forumit Ekonomik Botëror kushtuar Ballkanit Perëndimor në Gjenevë u shpres se ai pret shumë pengesa për iniciativën./abcnews.al
Deklarata e Vuçiç: Prishtina, Podgorica dhe Sarajeva të jenë në nismën për Lidhjet Ekonomike
schedule20:26 - 8 Nëntor, 2019
schedule 20:26 - 8 Nëntor, 2019