Deklarata e Ramës për “Detin”, reagon Athina

schedule20:00 - 15 Shkurt, 2019

schedule 20:00 - 15 Shkurt, 2019

Qeveria greke ka deklaruar se nuk ka ndërmend të negociojë me Shqipërinë për çështjen e kufijve. Reagimi sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Tirana dhe Athina po bisedojnë lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka asnjë diskutim mes 2 vendeve për kufijtë, pasi ata janë përcaktuar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë të panegociueshme”, kanë deklaruar burime nga Ministria e Jashtme helene.

Zyrtarët në fjalë kanë nënvizuar se në Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit që është nënshkruar në Tiranë më 21 mars 1996 parashikohet që të dy shtetet të respektojnë kufijtë ekzistues, të cilët janë të pacënueshëm. Ditën e enjte, në një intervistë televizive, Kryeministri Rama deklaroi se, me Greqinë po diskutohet për kufirin detar, një deklaratë që është përcjellë e cunguar nga mediat greke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!