Deklarata e Ramës, Alibali: Po luan blofin, po kërkon të trembë SPAK me Berishën

schedule21:28 - 9 Maj, 2022

schedule 21:28 - 9 Maj, 2022

Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar deklarata e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK ditën e shtunë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Alibali tha se SPAK është institucion dhe se kë godet ai nuk ka radhë, apo krahë.

Ai theksoi se deklaratat e Ramës janë në ajër, pasi SPAK tashmë është në Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa shtoi se deklarata e kryeministrit kërkon të mbrojë të vetët.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Pse Rama sulmoi SPAK?

Alibali: Drejtësia nuk është një institucion që ndjek radhë. Nuk ka të godasë njëherë në anë pastaj në anën tjetër. Sulmi i Ramës më duket sikur është nga fjalët që janë shpërndarë që SPAK përgatitet për fletë të tjera arresti, që duket sikur i ka dhënë alarmin kryeministrit. Ky është një kërcënim i kryeministrit duke luajtur blofin për të trembur SPAK-un me Berishën.

Xhafo: Ai po kërkon të mbrojë të vetë?

Alibali: Kërkon të mbrojë të vetët dhe të godasë palën tjetër për interesa politike.

Xhafo: I mbron se po pakësohen radhët? Apo ka hallin e perceptimit publik që duket se qeveria është e korruptuar?

Alibali: Pikërisht kjo. Nëse ju ka bërë përshtypje vetëm në 30 prill, Berisha deklaroi se do ta shpërbëjë Reformën në Drejtësi si një reformë të dështuar. Nga një anë godet Rama, në anën tjetër Berisha. Goditja që bën Rama është kërcënim në ajër. Krijimi i PSAK është instaluar në Kushtetutën e Shqipërisë.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!