Deklarata e Presidentit Meta, Felaj: Po ngatërron rolin me opozitën

schedule19:45 - 20 Mars, 2019

schedule 19:45 - 20 Mars, 2019

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Mbrëmje Ide”. Ajo komentoi deklaratën e Presidentit Meta, i cili më herët gjatë ditës tha se është i gatshëm të dorëzojë mandatin që të mos instalohet një juntë ushtarake.

Për Felajn, është e paqartë çfarë ka dashur të thotë kreu i shtetit, i cili po sipas saj po ngatërron rolin me opozitën.

“Nuk është se kam një koment mirëfilli për atë që ka deklaruar Presidenti, por më lejoni të them që është e paqartë çfarë ka dashur të bëjë presidenti. Gjithnjë e më shumë po ngatërron rolin me opozitën. Ajo që po kërkohet të destabilizohet është rendi dhe siguria në vend”, tha Felaj,

Deputetja e PS-së tha se iniciatori i dhunës në protestën e 16 Marsit ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ajo theksoi se dhuna nuk mund të jetë justifikim për zhvillimin e një proteste.

Për sa i përket dialogut me opozitën, Felaj tha se në tavolinë mund të ulet kushdo dhe opozita nuk mund të verë kushte.

“Në tavolinë mund të ulet kushdo, por kushte nuk mund të vërë askush. Aq më pak opozita nuk mund të vërë kushte nuk mund të jetë kryeministri etj. Ne jemi këtu se na ka dhënë një atribut populli. Në rast se duhet të flasë populli ai do jetë nëpërmjet zgjedhjeve. A është gati opozita për dialog me mazhorancën? Opozita është në kërkim të një përplasjeje të fortë  për të justifikuar protesta që po rrudhen gjithmonë e më shumë”, tha Felaj.

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin më 23 Mars dhe për Felajn do të zhvillohet ajo që është parashikuar më parë nga partia.

“Ne kemi shpallur që më herët në fakt, që në fund të viti që pas asamblesë do kishte dhe një Kongres. Natyrisht përpara çdo etape zgjedhore zhvillojmë kongres në partinë tonë. Unë ju ftoj të merrni pjesë dhe do shikoni që do jetë një kongres i PS-së. Ne nuk kemi pse të prishim planet tona për shkak të një axhende politike që ka opozita. Ne e kishim vendosur më parë. Në këtë pikëpamje ju ftoj ta shikoni si një argument që ne vijojmë punën tonë të pashqetësuar nga kjo gjë që bën opozita”, tha Felaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!