Deklarata e Metës, Ahmetaj: Është dygjuhëshe edhe e dykuptimtë

schedule19:35 - 18 Mars, 2019

schedule 19:35 - 18 Mars, 2019

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, komentoi deklaratat e Presidentit Meta, i cili këtë të hënë tha se “Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparente, me dialog, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”.

Nga studio e ABC News gjatë emisionit “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, ai tha se gjuha e Presidentit është dygjuhëshe dhe e dykuptimtë.

“Qëndrimi i Presidentit është siç është dygjuhësh edhe i dykuptimtë. Është në traditën e presidenti aktual, ku në këndvështrimin tim politk tenton të ngarkojë me përgjegjësi të dy palët politike, ose të tre palët politike, ish-palën e tij, LSI-në. Po të ishte presidenti përpara gazetarëve, pyetja më e natyrshme është  çfarë sistemi jeni duke i referuar? Sepse ne jemi në sistem demokratik. Kemi dalë ne jashtë parlamentit apo opozita? Dhe në çfarë sistemi merren përgjegjësitë?”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, ka dy fusha përplasjesh në demokraci. E para është parlamenti dhe e dyta janë zgjedhjet tha deputeti i PS-së duke bërë thirrje që opozita të largohet nga dhuna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!