“Vendet perëndimore janë ende të fiksuara me idenë e mposhtjes së Rusisë”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke iu referuar një komenti të fundit të bërë nga presidenti francez, Emmanuel Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë, shkruan Tass.
“Perëndimi kolektiv përfundimisht ka shkatërruar sistemin evropian të sigurisë pasi është i fiksuar me idenë për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë,” tha Lavrov. “Do të mjaftonte të përmendeshin vërejtjet e [liderit francez Emmanuel] Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë dhe një varg deklaratash të tjera famëkeqe që po bëhen nga liderët evropianë”, shtoi ai.
Sipas Lavrov, armiqësia ndaj Rusisë “është pjesë e kursit të politikës së Perëndimit që përfaqëson një pjesë të thjeshtë të përpjekjeve të tij për të penguar demokratizimin objektiv të të gjithë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare”.
“Ata e kuptojnë shumë mirë se pikërisht kjo çështje, çështja e dominimit perëndimor në çështjet globale dhe për t’i dhënë fund hegjemonisë së saj, po zgjidhet në Ukrainë”, tha kryediplomati rus./abcnews.al