Deklarata e Libohovës/ “Bojkot po s’u plotësuan kushtet”, Liga nuk tërhiqet

schedule12:29 - 28 Gusht, 2020

schedule 12:29 - 28 Gusht, 2020

Liga Profesioniste e Futbollit ka paralajmëruar se nuk do të nisë Superiorja pa u plotësuar nga qeveria katër kushte. Pas shortit të hedhur ka folur presidenti i Ligës, Edvin Libohova, i cili e ka përsëritur qëndrimin e klubeve të Superiores.

“Në rast se nuk do të plotësohen kushtet që ne i kemi kërkuar qeverisë, sigurisht që kampionati nuk fillon. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga qeveria. Kemi bërë kërkesën dhe po presim që sa më shpejt të ulemi për të negociuar dhe për të filluar. Në rast se nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët, vendimmarrja e anëtarëve të ligës është për të bojkotuar kampionatin”.

“Deri në këto momente që flasim, nuk ka pasur asnjë reagim. Kërkesa është e klubeve, nuk është e imja. Të 10 klubet kanë vendosur këto kushte. Nëse disa klube nuk mund t’i shkojnë pas atyre kërkesave, nuk mund të qëndrojë as bojkoti”, tha Libohova për mediat.

“Federata ka hedhur shortin, kjo qe paracaktuar me kohë. Ne duam që gara të fillojë, por kushtet e vendosura duhen negociuar dhe diskutuar. Aq më tepër që jemi para një situate të rrallë ku 4 ekipe shqiptare u kualifikuan në Europë. Një ngjarje e rrallë. Kërkohet një mbështetje plus nga qeveria, për të vazhduar edhe në të ardhmen. A do e rishikoj pozicionin po nisi kampionati? Sigurisht do e rishikoj. Nuk ka kuptim të vazhdoj në një situatë që nuk ka zgjidhje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!