Eksperti okulizmit Altin Bogdani në emisonin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi deklaroi se ka ardhur momenti që ekzistenca e alienëve do të pranohet dhe dëshmohet. Deklarata bombë e Bogdanit nuk ishte vetëm kjo, por kur theksoi se njerëzit janë produkt i alienëve.
“Unë mendoj që jemi në atë situatë, jo vetëm që do pranohen domenthënë prezenca e alienëve dhe do dëshmohen, por që edhe vetë ne jemi produkt i alienëve”.

Ermali ndërtoi një intervistë me Bogdanin dhe pastorin Doçi se si do të reagonin nëse do takoheshin me alienët. Të dy pohuan ankthin dhe frikën. Por, Ermali vazhdoi me një tjetër pyetje ngacmuese se “kë do donin të ftuarit, që UFO-t të mernnin nga parlamentarët tanë?”.
Bogadani tha: Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën që t’i largonim nga Shqipëria. Ndërsa Doçi u tregua me i rezervuar duke u përgjigjur me diplomaci se ” ata preken vetëm me vota”.
Intervistën e plotë e gjeni në Youtube.

