Ish-mbrojtësi i Manchester United, braziliani Rafael, ka dhënë një intervistë për Sport, ku ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij, Louis Van Gaal. Sipas Rafael, Van Gaal është një nga njerëzit më të këqinj me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.
“Nuk më pëlqen Van Gaal. Ditën e parë nuk më ka folur. Të dytën më ka thënë se mund të largohesha. Nuk kishte bërë akoma asnjë stërvitje kur ma tha dhe mua nuk më besohej.
Kam provuar të luftoja për vendin tim. Kam qenë me të për një vit. Ishte shumë, shumë e vështirë. Është një nga njerëzit më të këqij me të cilin kam punuar ndonjëherë.
Nuk i interesonte se si ishin personat, donte të mendonte vetëm për veten: ‘Jam kështu, më respekto dhe bëj atë që dua unë’, kështu fliste. Lojtarët lodhen nga një sjellje e tillë”, u shpreh Rafael./abcnews.al