Deklarata e bujshme, e ëma e CR7 trondit botën e futbollit

schedule09:04 - 2 Nëntor, 2019

schedule 09:04 - 2 Nëntor, 2019

Dolores Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ka shpërthyer në një deklaratë që ka dhënë për mediat në Portugali. SICNoticias ka publikuar videon, ku ajo shfaqet duke akuzuar se mafia në futboll e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë “Topa të Artë”.

Deklarata e saj ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Aveiro ka deklaruar: “Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias.

Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira,  kjo mund të ndodhë”. Më tej ajo ka shtuar se djali i saj e meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë sezon.

“Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë çfarë ka bërë ai gjatë sezonit”. Cristiano Ronaldo është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar, ndërkohë që rivalët më të fortë janë Lionel Messi dhe Virgil van Dijk. /abcnews.al

Dolores Aveiro gjatë deklaratës së dhënë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!