Deklarata dhe lot në Parlamentin Europian në një moment historik të Europës

schedule15:47 - 1 Mars, 2022

schedule 15:47 - 1 Mars, 2022

Nga Erisa Zykaj – Bruksel

Fjalimi i presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenski ka drithëruar zemrat dhe përçuar mendjet e të gjithë personaliteteve europiane dhe eurodeputetëve europianë të mbledhur në mini- seancë plenare të jashtëzakonshme në Bruksel.

Këto fjalë kanë emocionuar liderët e institucioneve europiane:

“16 fëmijë janë vrarë vetëm dje dhe presidenti Putin do të thotë që kemi kryer operacione ushtarake në Ukrainë. Ne po luftojmë për lirinë tonë, për të drejtat tona. Do mbrojmë çdo cep. Por, Ukraina pa ju do të jetë vetëm. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni, se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni. Provoni që ju jeni me ne. Provoni, që ju jeni europianë dhe që jeta do të fitojë mbi vdekjen”.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë

Ndërkohë, që kryetari i Verkhovna Rada të Ukrainës, nuk e ka përmbajtur veten në fund të fjalimit të tij duke kërkuar mbështetjen e europianëve dhe ka shpërthyer në lot në lidhje direkte :

“Shpresoj, që të konfirmojmë së bashku shprehjen e Churchill: “Nuk ka njerëz të vegjël dhe vende të vegjël. Ukraina e ka provuar këtë sllogan në këto gjashtë ditë. Le të bëjmë gjithçka për ata persona që po japin jetën e tyre për Bashkimin Europian tani, për të ardhmen e shtëpisë tonë europiane. Le ta kuptojmë, që nuk mund të ketë paqe në Europë pa Ukrainën ”

Në fjalimet e tyre, liderët e institucioneve europianë janë munduar të fshehin lotët, por emocioni ështê reflektuar qartë. Ja disa nga pasazhet e fjalimeve:

Charles Michel, president i Këshillit Europian

Fjalët tuaja përçojnë zemrat dhe mendjet tona dhe tregojnë seriozitetin e situatës sdhe vendimeve që duhet të marrim së bashku. Gjaku dhe lufta është në tokat tona. 5 ditë më parë Putini filloi pushtimin brutal dhe masiv të Ukrainës dhe një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikueshme bazuar në gënjeshtra të papëshkrueshme sepse ju, Volodomyr Zelensky dhe ju popull i dashur i Ukrainës në Maidan zgjodhët lirinë, demokracinë dhe shtetin ligjo.

Ky që po bën sot Putini është terrorrizëm gjeopolitik. Ne duhet ta mbështesim Ukrainën. Gjithnjë e më shumë vende po angazhohen në koalicionin kundër luftës, së bashku me popuj në të gjithë botën.

Me një mesazh të përbashkët Rusi, ndal luftën. Kthehu në shtëpi. Le të flasim. Ne shohim sulme mbi civilët, infermierët dhe ambulancat. Këto nuk mund të mos ndëshkohen. Ata që bëjnë këto akte të papërshkrueshme do të japin llogari për këtë.

Ursula Von der Leyen, president e Komisionit Europian

Lufta është kthyer në Evropë. Pothuajse tridhjetë vjet pas Luftërave Ballkanike dhe më shumë se gjysmë shekulli pasi trupat sovjetike marshuan në Pragë dhe Budapest, sirenat e mbrojtjes civile u ndezën përsëri në zemër të një kryeqyteti evropian. Mijëra njerëz që iknin nga bombat, fushuan në stacione nëntokësore – të kapur për dore, duke qarë në heshtje, duke u përpjekur të gëzonin njëri-tjetrin.

Makinat u rreshtuan drejt kufijve perëndimorë të Ukrainës dhe kur shumë prej tyre u mbaroi karburanti, njerëzit morën fëmijët dhe çantat e shpinës dhe marshuan për dhjetëra kilometra drejt Bashkimit tonë.

Bashkimi Eurooian ynë po tregon një unitet që më bën krenar. Me shpejtësinë e dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tre valë sanksionesh të rënda kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të saj të teknologjisë së lartë dhe elitës së saj të korruptuar. Kjo është paketa më e madhe e sanksioneve në historinë e Bashkimit tonë. Ne nuk i marrim lehtë këto masa, por mendojmë se duhet të veprojmë.

Këto sanksione do të dëmtojnë rëndë ekonominë ruse dhe Kremlinin. Ne po shkëputim bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT. Ne ndaluam gjithashtu transaksionet e bankës qendrore të Rusisë, institucionit të vetëm financiar më të rëndësishëm në Rusi. Kjo paralizon miliarda rezerva valutore, duke mbyllur rubinetin në luftën e Putinit ..

Josep Borrell Fontelles, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë

Ne kishim një ide që projekti i Europës së bashkuar e kishte humbur momentumin e tij në mungesë të një horizonti lufte. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia na kujton, se djalli dhe tragjedia e luftës nuk është zhdukur nga kontinenti europian. Si një Europë gjeopolitike sapolindur, ne duhet të nxjerrim mësimet e duhura dhe të rikalibrojmë mjetet tona për të ndihmuar Ukrainën.

Ky është akti i lindjes së Europës gjeopolitike. “Ia kam thënë edhe më parë Putinit në 2007 kur isha presidenti i Parlamentit Europian: “Nuk do të ndërrojmë të drejtat e njeriut për gazin tuaj. Ne kemi kapacitet dhe po e përdorim atë. Në tre orë ne u morëm vesh për instrumentin tonë europian të paqes për kontributin ushtarak në Ukrainê. Një tjetër tabu ra. Dhe gjysma e rezervës së Bankës Qëndrore të Rusisë është ngrirë.

Ne do të bëjmë të mundur që në OKB të gjithë të dënojnë pushtimin e Ukrainës”. Fuqia e Europës nuk është si Hard Power në kuptimin klasik të fjalës; Kur themi Hard Power, njerëzit mendojnë armët. Hard Power e Europës është kapaciteti për të influencuar dhe për t’u imponuar.

Roberta Metsola, presidente e PE-së

Ne jemi sot në hijen e luftës së nxitur nga Putni, një luftë që nuk e provokuam dhe nuk e filluam , si dhe një pushtim brutal të një shteti sovran. Unë shpreh në emër të Parlamentit Europian solidaritetin tonë për të vrarë dhe të gjithë ata që vuajnë.

Populli i Ukrainës, faleminderit që i treguat botës, se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Ne do të ngrihemi. Ne nuk do të kthejmë vështrimin tonë kur ata që luftojnë në rrugë për vlerat tona përballen me makinerinë e luftës së Putinit. Ne do të mbështesim juridiksionin e Gjykatave Kriminale Ndërkombëtare dhe hetimet për krime lufte në Ukrainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!