Deklarata absurde, Eto’o e Drogba: Bij k***ash, Afrika s’është laborator!

schedule12:20 - 3 Prill, 2020

schedule 12:20 - 3 Prill, 2020

Coronavirusi ka gjunjëzuar botën dhe ende nuk ka asnjë mjekim për virusin vdekjeprurës. Televizioni francez “LCI”, në një emission bëri bashkë dy mjekë të njohur për të folur rreth temës së pandemisë. Ishin Jean Paul Mira dhe Camille Locht, të cilët gjatë diskutimit hodhën idenë e çmendur, e cila më pas hapi shumë debate.

Dy mjekët propozuan mundësine e kryerjes së provave klinike në Afrikë për të studiuar dhe luftuar Covid-19. Kjo deklaratë solli reagimin e disa nga yjeve të kontinentin afrikan si Samuel Eto’o, Didier Drogba apo dhe sulmuesit të Istanbul Basaksehir, Demba Ba.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, reagoi më ashpër nga të gjithë. “Bij k****”, shkruante kamerunasi në “Twitter”. Ndërsa Drogba deklaroi se Afrika nuk është një laborator. “Është krejtësisht e pakonceptueshme të paralajmërosh për diçka tillë. Afrika nuk është një laborator dhe këto janë deklarata denigruese.

Ndihmoni të shpëtojmë Afrikën nga Coronavirusi. Ju nuk doni t’i përdorni afrikanët si kavie. Është e neveritshme. Liderët afrikanë kanë përgjegjësinë të mbrojnë popujt e tyre nga komplote kaq të tmerrshme”. Të njëjtin reagim kishte dhe Demba Ba, i cili shkruan se ka ardhur koha të populli afrikan të çohet dhe të reagojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!