Mauro Icardi është zyrtarisht futbollist i Galatasaray. Sulmuesi argjentinas ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Stamboll, aty ku është pritur në aeroport nga shumë tifozë, të cilët tashmë e shohin argjentinasin si idhullin e skuadrës.
Icardi do të jetë i Gatalasaray me titullin definitiv, duke qenë se turqit kanë blerë përfundimisht kartonin e tij nga PSG për 10 milionë euro. Argjentinasi e njeh mirë kampionatin turk, ku sezonin e fundit ishte vendimtar me golat e tij duke fituar titullin kampion teksa kërkon të përsërisë historinë edhe këtë sezon.
Për Icardin kishte interesim edhe nga kampionati italian, ku ishte Milani që u vu pas shërbimeve të tij por gjërat u zbehën dhe në fund, argjentinasi vendosi të rikthehej aty ku tifozët e duan jashtëzakonisht shumë./ h.ll/abcnews.al
Mauro Icardi, İstanbul’dahttps://t.co/P1M8rJY6xA pic.twitter.com/lVYGTpNrgs
— İHA Spor (@iha_spor) July 29, 2023
Mauro Icardi is now officially a Lion ?✍️
The talented striker has inked a 3-year permanent deal with Galatasaray! ??? #WelcomeIcardi #Galatasaray #TransferNews https://t.co/7IQzTARhew— Galatasaray Londra (@cimbom_londra) July 29, 2023