Milan zhvilloi një ndeshje pozitive kundër Juventusit dhe nuk e meritonte të dilte pa pikë. Polaku Szczesny ishte në një ditë të mirë dhe frenoi të gjitha tentativat e kuqezinjve.
Paulo Dybala shënoi golin vendimtar 13 minuta përpara fundit të ndeshjes dhe bardhezinjtë siguruar një tjetër fitore. Vitet e fundit në Torino kanë qenë të tmerrshme për Milanin. “Djalli” regjistron fitoren e fundit në stadiumin e Juves 8 vite më parë.
Ishte marsi i vitit 2011 dhe miqtë fitonin 0-1 falë golit të… Gattusos. Pas atij suksesi numëron vetëm humbje. Opta zbulon edhe një statistikë të keqe të kuqezinjve. Humbja e mbrëmjes së kaluar e bën Milanin skuadrën e parë që humbet 9 herë në “Allianz Stadium”. Më pas renditen Napoli, Fiorentina dhe Roma, me nga 8 humbje. /abcnews.al
9 – Il #Milan è la prima squadra ad essere stata battuta 9 volte (su 9 totali) allo Stadium in Serie A contro la Juventus. Recidivo. #JuveMilan pic.twitter.com/agzwFJSBP9
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 10, 2019