“Dëgjuam krisma”, sherri i fundit dhe dëshmia e banorëve: Si e nxorëm biznesmenin nga “Audi”

schedule11:01 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:01 - 10 Dhjetor, 2021

Gazetari i “ABC” Ahmet Zani ka mësuar detaje të reja nga atentati mëngjesin e sotëm në Laç që la të vdekur në vend me 7 plumba biznesmenin Rakip Roli. Banorët rrëfyen për gazetarin e “ABC”-së se dëgjuan breshërinë e plumbave dhe dolën me shpejtësi për të parë se cfarë kishte ndodhur.

Lexo edhe: Kush është 55 vjeçari i ekzekutuar sot në Laç, bizneset dhe makinat luksoze të djemve (FOTO)

“Makina eci gati 300 metra pasi u qëllua duke u përfshië në aksident me dy makina të tjera” tha njëri prej banorëve. Një tjetër banor u shpreh se e nxori biznesmenin nga makina e tij tip “Audi” për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Njëri nga djemtë e 50-vjeçarit u aksidentua rrugës për të shkuar në vendin e ngjarjes kur mësoi lajmin e zi.

Lexo edhe: Zbardhet e shkuara e errët e biznesmenit të ekzekutuar, djemtë e tij rrahën keq një person

Pista e vetme ku po hetohet për momentin është një konflikt i ditëve të fundit. Djemtë e biznesmenit mësohet se janë zënë me një person në Sanxhak. Për momentin në shënjestër të policisë dhe prokurorisë janë këta persona, që u konfliktuan me djemtë e biznesmenit. Njëri prej djemve mësohet se ka qenë i dënuar jashtë vendit disa vite më parë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!