Gjatë kohës kur gazetarja Xhensila Kodra po raportonte Live për abcnews.al janë dëgjuar dy shpërthime të cilët po bëhen gjatë tentativave të efektivëve të RENEA-s për të netraulizuar të moshuarin Lefter Zhidru i cili po qëndron i ngujuar prej 4 orësh.
Ndërkohë shumë banorë të zonës kanë dalë nga banesat duke vëzhguar aksionin e policisë nga përtej perimetrit të sigurisë.
I moshuari ka qëlluar disa herë në ajër, ndërsa i ka kërkuar grupit të negociatorëve t’i sjellin djalin, por kjo është e pamundur pasi ky i fundit jeton në Greqi./mv. abcnews.al