‘Defender Europe 2023’/ Bregu: Zgjedhja e Shqipërisë për stërvitjen tregon besim nga aleatët tanë

schedule14:02 - 22 Maj, 2023

schedule 14:02 - 22 Maj, 2023

Shqipëria mirëpriti sot për të dytën herë stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe’. Kjo stërvitje ushtarake ka sjellë në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara, që do të qëndrojnë deri në 23 qershor dhe do të kryejnë një sërë aktivitetesh stërvitore në qytete të ndryshme të vendit.

Kolonel Elton Bregu, drejtues i stërvitjes ‘Defender Europe 2023’, i ftuar në ‘Tirana Live’ tha se është një stërvitje që organizohet nga forcat amerikane në Evropë dhe ka për qëllim mesazhe në interes të mbrojtjes që aleanca dhe SHBA bëjnë në drejtim të aktorëve dashakeqës në rajon edhe më gjerë.

“Defender është një seri stërvitjesh që përmban gjashtë të tilla. Janë tre tokësore, Swift Response, Immediate Response dhe Saber Guardian që zhvillohen në vende të ndryshme të Evropës Jugore. Pjesë e këtyre stërvitjet ajrore dhe ato detare.“, tha ai.

Stërvitjet kryhen paralelisht në disa vende duke filluar në pjesën perëndimore të Evropës dhe zhvendoset në pjesën lindore. I pyetur për rëndësinë që ka kjo stërvitje për vendin tonë, koloneli tha se aleatët tanë dhe SHBA kanë treguar një besim të madh duke përzgjedhur vendin tonë.

“E shohim si një vlerësim për zhvillimin, kontributin dhe rolin që ka marrë forca jonë e armatosur në aleancë. përtej kësaj, ne shohim edhe nga pikëpamja e pozicionit gjeografik ku ndodhet Shqipëria. Pra rëndësia që ka pozicioni gjeografik në aleancë është e rëndësishme pasi është rrugë kalimi për zhvendosjen e trupave dhe mjeteve në përballje me kundërshtarët tanë në Lindje.

Është e rëndësishme për ne edhe përcjellja e mesazhit të unitetit dhe kohezionit të aleancës prandaj ne e vlerësojmë si të rëndësishme se jemi ëprzgjedhur nga aleanca për të mikëpritur këtë stërvitje. Kjo tregon edhe një rritje besimi që aleatët tanë kanë treguar në përzgjedhjen e vendit tonë.”, tha koloneli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!