Stërvitja ushtarake “DefenderEurope2021” përfundoi muajin e kaluar megjithatë disa ushtarë amerikanë vijojnë që të stërviten me ata shqiptarë.
Siç bën të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë, ditën e sotme zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë nisën Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr.
Anëtarët e Komandës Evropiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime me Forcat Speciale Shqiptare të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve
POSTIMI
“Pas stërvitjes së suksesshme ushtarake #DefenderEurope21, e cila përfundoi në Shqipëri muajin e kaluar, ushtarët tanë vazhdojnë të stërviten së bashku. Sot, zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë nisën Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr. Anëtarët e Komandës Evropiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime me Forcat Speciale Shqiptare të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve.” s.b/abcnews.al/