Një velierë me emrin ‘Monreve’ me flamur ukrainas ka dhënë alarmin SOS pasi kishte pësuar një avari në motorra dhe po rrezikohej jeta e personave në bord.
Mjeti ndodhej afër grykëderdhjes së Semanit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se falë ndërhyrjes në kohë te efektivit të anijes P-112 mjeti arriti të shpëtohet dhe vijojë rimorkimi drejt portit të Vlorës.
Operacioni SAR u finalizua me sukses nga anija e Rojes Bregdetare, teksa personat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shendetesore./abcnews.al