Nevil Dede, i ftuar në Pressing, ka folur për kombëtaren kuqezi, e cila nuk mori dot më shumë se një barazim 0-0 kundër Kazakistanit. Në fjalën e tij, trajneri i Shqipëri U-19 u shpreh:
“Unë marr shkas edhe në analizën time, shoh që kushdo nga ne, ndikohet nga mediat, presioni i shtypit dhe mundohemi të justifikojmë Brojën, Kumbullën, Bullarin, Muçin, Kallakun. E di pse e them? Sepse mundohemi t’i justifikojmë, pasi mediat po na bëjnë presion.
Presioni është aq i madh dhe ne të gjithë kemi rënë në presion. Kemi dalë 0-0 me Kazakistanin dhe themi që ishte dështim. Të gjithë themi sa mirë bëri Kallaku, Kumbulla. Në komunitetin tonë, të gjithë mendojnë: Ore, ku po shkojmë? Unë gjykoj se po ecim mirë. A do të marrim rezultate menjëherë? Të shohim, e di Zoti i madh. Kush tha që Broja është i paaftë? Është çështje këndvështrimi”, u shpreh Dede../abcnews.al