Shqipëria e femrave është nisur drejt Qipros, ku do të luajë ndeshjen e radhës në kualifikueset e UEFA Women’s Euro 2021. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të sfidojë ekipin vendas më 11 mars, prej orës 15:00.
Trajneri shkodran ka përzgjedhur edhe 18 vajzat që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje dhe ka disa risi: Paula Jaku (Juban Danja) dhe Mikela Metalla (Teuta). Të dyja vajzat janë ftuar për herë të parë në kombëtaren e madhe.
Në listë spikat fakti që shumica e futbollisteve janë ftuar nga Vllaznia, ndërkohë që ka edhe nga Mitrovica e Feronikeli, sikurse edhe nga jashtë vendit. Më poshtë lista e plotë e vajzave që kanë fluturuar sot drejt Qipros. /abcnews.al