Debuton në miqësoret e qershorit, Shqipëria bind mesfushorin e Wolves

schedule10:58 - 25 Prill, 2021

schedule 10:58 - 25 Prill, 2021

Shqipëria gjatë muajve të fundit është angazhuar shumë fort për të bindur lojtarë të ndryshëm të zgjedhin kombëtaren kuqezi për ë përfaqësuar. Nëse me Nedim Bajramin e bllokoi FIFA, këtë herë FSHF ka goditur në shenjë.

Sport Ekspres raporton se trajneri Reja ka arritur të bindë një nga talentet më të spikatur shqiptarë, Meritan Shabanin. Mësohet se 22-vjeçari i rritur në akademinë e Bayern Munchen ka pranuar të përfaqësojë kombëtaren kuqezi.

 

Ai aktualisht është pjesë e VVV Venlo në Holandë, klub i cili e huazoi në janar nga Wolves, klubi që ka në pronësi kartonin e mesfushorit. Shabani ka kontratë me “Ujqërit” deri në fund të sezonit me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit.

 

Ai pritet të jetë pjesë e kombëtares në miqësoret e muajit qershor, kur edhe do bëjë debutimin e tij me kombëtaren. Shabani ka lindur në Mynih të Gjermanisë dhe është me origjinë nga Kosova. Ai mund të luajë pas sulmuesve dhe si sulmues i djathtë. /abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!