Një nga risitë e publikimit të listës së kombëtares shqiptare për në EURO 2024, ishte zgjedhja e Sylvinho-s për të marrë të Medon Berisha, i cili do të bëjë debutimin e tij.
Gjatë një konference për shtyp, Sylvinho u shpreh se Berisha është i talentuar dhe stafi e ka ndjekur prej kohësh.
Ndërkaq për rikthimin e Amir Abrashit, Sylvinho nënvizoi se ai është një mesfushor me shumë eksperiencë.
“Sa i përket Berishës dhe Abrashit. Abrashi është lojtar me shumë eksperiencë, është mesfushori i vetëm nga finalet e kampionatit evropian 2016, për karakteristikat, grintën që ka. Medon Berisha është lojtar i ri, stafi e ndjekur prej shumë kohësh, lojtar i talentuar. Vlerësojmë punën e kombëtares U-21. Është lojtar shumë i talentuar. Mund të marrë shansin e tij, mund të jetë gati për kombëtaren e madhe”, theksoi ai./abcnews.al