Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë ëpr herë të parë për vitin 2022 në fushën e lojës, ndërsa do të vihet përballë Burkina Fason në orën 18:00.
Një takim shumë i rëndësishëm ky për dardanët të cilët udhëhiqen nga Alain Giresse, i cili në këtë mënyrë do të ketë edhe ndeshjen e parë në stolin e Kosovës, duke debutuar në sfidën përballë Burkina Fason.
Giresse do të ketë mundësinë të shikojë djemtë e tij në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për të mësuar më shumë mbi temperamentin dhe cilësitë e tyre, ndërsa shpreson që këtë aventurë në krye të dardanëve të nisë me këmbën e mbarë.
Janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të këtij takimi me trajnerët që kanë zgjedhur edhe 11-të “luftëtarët” e kësaj sfidë.
Formacionet zyrtare:
/f.a/abcnews.al