Trajneri i ri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, e ka nisur me fitore avenurën e tij të re.
Ai ka thënë se është i lumtur për pikët e plota të fituara ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1.
“Mendoj që është një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën. Ka kohë që nuk është shënuar fitore dhe ishim në presion. Kjo fitore na kryen punë në anën psikologjike, besimit dhe në shumë gjëra tjera.
Ngadalë do të vijnë edhe ndryshimet. Kemi një ditë stërvitje së bashku dhe nuk kishim mundësi të ndryshonim shumë. Me stërvitje do të veprojmë dalëngadalë sepse ndryshimet nuk bëhen shpejtë.Çdo trajner ka filozofinë e vetë. Prishtina është skuadër e madhe”, ka thënë për Egbo./h.ll/abcnews.al