Debutoi me Shqipërinë, Muçi merr urime nga Legia dhe FSHF

schedule18:13 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:13 - 16 Nëntor, 2021

Ernest Muçi debutoi mbrëmjen e djeshme me Shqipërinë e Edi Rejas, në ndeshjen kundër Andorrës, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, sfidë që kuq e zinjtë e fituan me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Çekiçi me anë të një penalltie të fituar nga Uzuni.

Lojtari i Legias zëvendësoi Taulant Seferin duke luajtur 30 minutat e fundit të sfidës ne “Air Albania”.

Për këtë debutim të Muçit ka pasur reagime nga skuadra e tij Legia si dhe nga FSHF që e kanë uruar për debutimin me kombëtaren A, duke i uruar suksese dhe sa më shume gola në vazhim.

/f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!