Debutoi me Kosovën, sulmuesin e duan dy klube të Superiores turke

schedule14:59 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:59 - 6 Qershor, 2020

Arb Manaj ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në aspektin personal. Sulmuesi i Trepça ’89 ka shënuar 11 gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të IPKO Superligës së Kosovës, së bashku me Blend Baftiun e Ballkanit.

21-vjeçari ia doli të debutojë me Kosovën në miqësoren e janarit kundër Suedisë. Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e dy klubeve të Superligës turke: Denizlispor dhe Goztepe. Mediat turke raportojnë se Manaj ka përfunduar në fokusin e tyre.

Lojtari nga Klina del i lirë në fund të këtij sezoni dhe kjo lehtëson kalimin në Turqi. Së shpejti pritet të nisin bisedimet me agjentin e goleadorit dhe Manaj do të marrë ofertën e parë nga drejtuesit e klubeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!