Benjamin Pavarad luajti mbrëmjen e djeshme të Champions League minutat e tij të para me fanellën e Interit. Mbrojtësi francez u aktivizua që nga minuta e parë nga Inzaghi në fushën e Real Sociedead .
“Në futbollin Italian ka shumë agresion, shumë taktika. Jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje për të luajtur si titular, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne duhet të rikuperojmë energjitë pasi ndeshja e radhës vjen shumë shpejt.
Vuajtëm, por e rëndësishme ishte se nuk humbëm. Tashmë të punojmë për të marrë një fitore të dielën”, është shprehur mbrojtësi francez i Interit./h.ll/abcnews.al