Francesko Acerbi u transferua te Interi gjatë merkatos së verës, teksa u largua nga skuadra e Lazios. Debutimi me fanellën e ziklatërve do të vinte pikërisht në Champions League ndaj Plzen, në një sfidë që u fitua nga skuadra italiane me shifrat 2-0.
Pas kësaj ndeshje ka folur për “Sky Sport Italian”, Acerbi, i cili është shprehur shumë i lumtur për këtë triumf, ndërsa nuk la pa përmendur edhe formën e tij.
“Unë nuk kam ardhur tek Interi për të bërë manekinin. Kam ardhur të ndihmojë skuadrën me çdo veti timen dhe mendoj se mbrëmë kam bërë një ndeshje të mirë.
Kam pasur frikën e formës pasi mungoja prej një kohe të gjatë në fushë, por nuk e kam ndjerë dhe kam rezistuar. Tani nuk duhet të ndalemi më dhe të vazhdojmë me fitore që në ndeshjen e ardhshme ndaj Udineses”, tha Acerbi. /f.a/abcnews.al