Debutoi këtë verë me Shqipërinë U19, shtatlarti Krasniqi transferohet në Skoci

schedule19:19 - 9 Gusht, 2021

schedule 19:19 - 9 Gusht, 2021

Ernaldo Krasniqi është 18 vjeç, luan si shkatërrues dhe qendërmbrojtës, dhe është është pjesë e klubit të Huddersfield (Championship).

Lojtari i lindur në Londër, i cili debutoi dy muaj më parë me Shqipërinë U19 (dy ndeshje dhe një asist), është transferuar në futbollin skocez.

Krasniqi është huazuar për gjashtë muaj nga Huddersfield U19 te Falkir, ekip që garon në divizionin e tretë të Skocisë.

Trajneri i Falkirk, Paul Sheerin tha këto fjalë për adoleshentin e talentuar shqiptar: “Ernaldon e pret një e ardhme e ndritur, jemi të lumtur që e kemi sjellë këtu.

Ai i shton lartësinë ekipit tonë (1.93 metra i gjatë), por Ernaldo luan mirë edhe me topin dhe është një lojtar që krijon dhe ndihmon ekipin në mbrojtje“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!