Ndeshja e radhës është zyrtarizuar dhe Ilir Latifi është gati të rikthehet në ring. 36-vjeçari i lindur në Suedi do të debutojë në divizionin e peshave të rënda me datë 8 shkurt të vitit 2020.
Përballë boksierit të UFC-së do të jetë Derrick Lewis, i njohur ndryshe si “Bisha e Zezë”. 34-vjeçari amerikan është një kundërshtar i fortë dhe dueli pritet të jetë tepër emocionues. Kjo përballje do të zhvillohet në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al