Debutimi me gol në “Air Albania” dhe tatuazhi i veçantë i Mirlind Dakut

schedule12:51 - 11 Shtator, 2023

schedule 12:51 - 11 Shtator, 2023

Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në vendin e parë në grup. Ishte debutimi i Mirlind Dakut në ‘Air Albania’ para tifozëve shqiptarë, duke i gëzuar të gjithë me gol.

Luhej minuta e 62-të kur Ylber Ramadani harkon në zonë te Daku, i cili ndalon topin bukur dhe me një gjuajtje me kthim shënoi për 2-0.

Duke e ditur dashurinë e tij e tij për ngjyrat e flamurit ai festoi si i çmendur duke hequr fanellën.

Ajo çfarë ra në sy ishte tatuazhi në shpinë, ku shihej guri i kufirit shqiptaro-shqiptar dhe emri i komandantit Agim Ramadanit – Katana.

Daku vjen nga Gjilani sikurse edhe Katana, një nga heronjtë e mëdhenj kombëtar të luftës së Kosovës.

“Katana” ka qenë pseudonimi i një prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani. Ramadani ka qenë edhe komandant i zonës së Kosharës.

Më 1 Prill 1999, “Katana” ra dëshmor gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe. Ai mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua në Prill të vitit 1999.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK-së rrëzuan gurin e kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Prandaj edhe në tatuazhin e Dakut është pikturuar edhe një këmbë me një piramidë të rrëzuar të kufirit.

Në këtë betejë, ushtria jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Ramadani ishte komandant i “Brigadës 138” deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të luftës ai u shpall Hero i Kosovës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!