Debutimi i ëndrrave do të ishte nëse do të gjente rrugën e rrjetës, ama edhe paraqitja pozitive mjafton, sidomos në këtë rast ku është një ambjent totalisht i ri.
“Fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami filloi zyrtarisht këtë të dielë “aventurën” me skocezët e Rangers, ku edhe pse e nisi nga stoli arriti të aktivizohej për plot 45 minuta, duke i dhënë goxha sinjale pozitive teknikut Philippe Clement.
Sa i përket ndeshjes, skuadra e re e Bajramit arriti të sigurojë tre pikët, në një fushë shumë të vështirë si ajo e Dundee United, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 7’-të të saj, nga sulmuesi uellsian, Tom Lawrence. /i.m /abcnews.al