Debutim fantastik dhe elozhe nga Reja, Selmani: Ëndërr e bërë realitet

schedule22:19 - 5 Qershor, 2021

schedule 22:19 - 5 Qershor, 2021

Gentian Selmani provoi sot për herë të parë emocionet e aktivizimit me kombëtaren kuqezi. Portieri 23-vjeçar e zhvilloi të plotë miqësoren ndaj Uellsit, që përfundoi në barazim pa gola.

“Gardiani” i Boluspor në Turqi, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, tregoi aftësitë e tij dhe ndihmoi Shqipërinë të mbajë të paprekur portën ndaj rivalëve ishullorë.

Edhe pse është grumbulluar disa herë me kombëtaren, vetëm sot erdhi debutimi i Selmanit, i cili ka folur rreth emocioneve të provuara në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gentian Selmani (@gentian_selmani)

Jam i lumtur dhe krenar për debutimin tim me ekipin kombëtar. Kam qenë dhe do jem gjithmonë i gatshëm sa herë që të më jepet mundësia.

Ishte një ëndërr e bërë realitet. Përgëzoj ekipin për paraqitjen dhe shpresoj të vazhdojmë me ndeshje të mira, që të rivalizojmë denjësisht në eliminatoret e botërorit“, shkruan portieri i talentuar. Selmani mori edhe elozhet e trajnerit Edy Reja, i cili nuk i kurseu fjalët e mira pas ndeshjes.

ÇFARË THA TRAJNERI – “Selmani ishte debutues, por luajti mirë dhe tregoi personalitet. Edhe në topat e lartë ishte shumë mirë, besoj se gjetëm një lojtar të ri që mund të na shërbejë në të ardhmen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!