Debutim dhe gol, Selmani i jep fitoren Kastriotit në miqësoren kundër Erzenit

schedule13:27 - 8 Janar, 2022

schedule 13:27 - 8 Janar, 2022

Kastrioti ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Erzeni, sfidë e cila është mbyllur me shifrat 1-0.

Ky takim mes Kastriotit dhe Erzenit është luajtur në stadiumin e Kamzës, ku krutanët arrinin të fitonin përballë kundërshtarit të sotëm.

Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar afrimi i kësaj merkatoje Adolf Selmani në minutën e 20,  i cili i jep kështu edhe fitoren e parë skuadrës së tij për vitin 2022. Selmani e nis kështu me  këmbë të mbarë aventurën e tij te krutanët pas largimit nga skuadra e Teutës, ku luajti në pjesën e parë të sezonit.

Kujtojmë se Kastrioti renditet në vendin e fundit në kategorisë superiore duke grumbulluar vetëm 8 pikë në 15 ndeshje të luajtura, ndërsa Erzeni në 15 javë ka grumbulluar 35 pikë duke u renditur në vendin e dytë në tabelën e Katëgorisë së Parë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!