Thibaut Courtois është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe këtë sezon ka zhvilluar ndeshje shumë pozitive. Portieri belg është ndër më të mirët në botë në këtë rol, por Florentino Perez ka një debulesë për Gianluigi Donnarumma.
“Gardiani” italian ka një kontratë deri në vitin 2021 me Milanit dhe mungesa e rinovimit do detyrojë kuqezinjtë ta shesë në fund të këtij sezoni. Vetëm 21 vjeç, shumë talent, eksperiencë e konsiderueshme, 16 ndeshje me kombëtaren e Italisë dhe një blindim i portës për shumë vite.
Presidenti i Real Madrid e dëshiron në skuadrën e tij dhe është gati të fitojë garën me Juventusin dhe PSG-në. Marrëdhëniet me agjentin e Donnarummës (Mino Raiola) janë pozitive dhe nga Spanja vijnë lajmet se “Los Blancos” kanë gati një ofertë prej 50 milion eurosh për kartonin e portierit. /abcnews.al