Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë përfshirë disa zona të vendit.
Ajo u bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje bore ka pasur vetëm në Rajonin Verior, me intensitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.