Dëbora “pushton” Britaninë/ Vonesa në aeroporte dhe hekurudha, ngrijnë avionët në pista

schedule15:22 - 5 Janar, 2025

schedule 15:22 - 5 Janar, 2025

Stuhitë e borës kanë shkaktuar probleme në Mbretërinë e Bashkuar, me disa aeroporte kryesore që janë detyruar të pezullojnë fluturimet.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në Birmingham në Anglinë qendrore, Bristol në perëndim dhe Cardiff në Uells.

Disa evente sportive janë shtyrë, megjithëse u dha drita jeshile për të luajtur ndeshjen e Premier League mes Liverpool dhe Manchester United, pas inspektimeve në stadiumin Anfield.

Aeroporti John Lennon i Liverpool-it dhe Aeroporti i Mançesterit duhej të mbyllnin pistat, por ato mund të rihapen të dielën në mbrëmje. Edhe aeroporti Leed Bradford shfaqi probleme të ngjashme.

Rrjeti rrugor u ndikua shumë gjithashtu, teksa e diela ka qenë ditë shumë e ngarkuar, pasi shumë familje që kthehen në shtëpi nga pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe studentët kthehen në universitete.

Shumë rrugë u mbyllën paraprakisht nga autoritetet lokale dhe disa automjete u bllokuan.

Në hekurudha, shumë shërbime u anuluan dhe u paralajmëruar për ndërprerje që vazhdon edhe gjatë javës së punës.

Agjencia e Mjedisit ka lëshuar gjithashtu tetë paralajmërime për përmbytje në të gjithë Anglinë jugore.

 

Dëbora dhe akulli po shkaktonin probleme edhe në Gjermani, ku moti i dimrit po përhapet nga jugperëndimi. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për ngrica për shoferët dhe këmbësorët, duke i këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi aty ku është e mundur.

Aeroporti i Frankfurtit anuloi 120 nga 1090 ngritje dhe ulje të planifikuara të dielën. Në aeroportin e Mynihut, vetëm njëra pistë ishte e hapur ndërsa tjetra po pastrohej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!