Dëbohen nga shtëpia burrat që dhunojnë gratë, sa është gati Shqipëria për zbatimin e ligjit të ri?

schedule08:42 - 10 Nëntor, 2020

schedule 08:42 - 10 Nëntor, 2020

Nga data 18 nëntor e këtij viti, do të nis zbatimi i ligjit, ku çdo burrë që ushtron dhunë do të dëbohet nga shtëpia.

Por sa është gati Shqipëria për zbatimin e këtij ligji, nga gjyqtarët, shoqëria dhe vetë të dhunuarat? Lidhur me këtë është diskutuar, mëngjesin e sotëm në ABC e Mëngjesit.

“Struktura nuk ka, se ne kemi nevojë për buxhet për të mbajtur gratë e dhunuara. Nga ana tjetër gjyqtrët kanë nevojë të dinë se si ta zbatojnë ligjin. Se çfarë do shkruajnë se ku shkon dhunuesi, prandaj themi ne që nuk janë gati për zbatimin e ligjit.

Problem është se gati është shoqëria, buxheti i shtetit. Janë dy organizata në rrjetin tonë që ofrojnë shërbime për burrat dhunues një në Tiranë dhe një në Shkodër”, u shpreh Ines Leskaj, drejtore ekzekutive e AWN.

Sakaq, aktivistja Sevim Arbana deklaroi se në zonat rurale ka ende gra që e konsiderojnë krejt normale një shpullë, me të cilën mund t’i godasë bashkëshorti.

“Problemet që do krijojë ligji në zonat rurale do të jenë të mëdha. Po të pyesësh gratë në zonat rurale, thonë se një shpullë ta ka dhënë e konsiderojnë fare normale”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!