Dëbimi i emigrantëve në Ruanda, ministri britanik jep dorëheqjen

schedule20:22 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 20:22 - 6 Dhjetor, 2023

Ministri i emigracionit i Britanisë, Robert Jenrick dha dorëheqjen, tha ministri i Brendshëm James Cleverly, pasi qeveria publikoi projektligjin e urgjencës që synon vënien në funksion të skemës së saj të dëbimit të emigrantëve nga Ruanda.

Dorëheqja e Jenrick do të shihet si një lëvizje për të pozicionuar veten si kreu i një rebelimi në rritje të krahut të djathtë që synon të sigurojë që Mbretëria e Bashkuar mund të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe të dërgojë fluturime në Kigali.

Ministrat thonë se legjislacioni do të parandalojë sfida të mëtejshme ligjore për emigrantët, por Jenrick tha në letrën e tij të dorëheqjes se projektligji “nuk shkon aq larg sa duhet”. Jenrick ka sugjeruar më parë se qeveria mund të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në këtë mënyrë projektligji për dërgimin e emigrantëve në Ruandë lejon ministrat të shpërfillin pjesë të ligjit të të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar.