“Debatuan në katin e dytë dhe më pas u pajtuan në drejtori”/ Mullai jep detaje nga konflikti te “Fan Noli”

schedule20:04 - 19 Nëntor, 2024

schedule 20:04 - 19 Nëntor, 2024

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka tronditur mbarë opinion publik dhe njëkohësisht ka ngjallur polemika lidhur me sigurinë institucionale, por njëkohësisht edhe me rolin e rëndësishëm të prindërve dhe institucioneve arsimore për një shoqëri të shëndetshme.

I ftuar në edicionin qendror, shefi i sektorit për median dhe komunikimin në policinë e shtetit, Genti Mullai dha detaje të reja lidhur me dinamikën e ngjarjes ditën e hënë, ku debate kishte nisur në tualetin e katit të dytë të shkollës, por me ndërmjetësimin e drejtorit, mësuesit dhe oficerëve, situata ishte qetësuar.

“Së pari më lejoni që në emër të drejtorit të policisë së shtetit ti shpreh ngushëllimet familjes! Është një këmbanë alarmi që duhet të na vëri në lëvizje dhe një detyrim moral që aktorët që kanë për detyrë sigurinë në shkollë të rishikojnë masat e sigurisë që të tilla raste mos të ndodhin më.

Ngjarja ka ndodhur larg territorit të shkollës. Në zinxhirin e sigurisë në shkolla përfshihet policia, oficeri I policisë, psikologu,mësuesit dhe prindërit që kanë një rol të rëndësishëm. Për ngjarjen, sipas oficeres së sigurisë, për konfliktin ditën e premte nuk ka pasur dijeni.

Të hënën në oren 10 në tualetin e katit të dytë kanë debatuar më zë të lartë. Mësuesja dezhurn ka lajmëruar oficeren e policisë , në prani të psikologut dhe drejtorit të shkollës , të dy fëmijët kanë shprehur se janë keqkuptuar. Viktima ka theksuar se ka sharë më zë të lartë pa e ditur se kush ishte në tualet, pra e kanë justifikuar këtë debat. Janë pajtuar dhe I ka marrë në pyetje disa herë oficerja e sigurisë, pra ka kryer të tëra procedurat .Mësimi është zhvilluar normalisht. Në orën 12:37 ka kaluar patrulla e policisë dhe ka vazhduar në zonë.

Rreth orës 13:05 e ka telefonuar oficerja, inspektori I zonës ka ardhur për tre minuta dhe informacioni  është marrë pasi ka mbaruar debati dhe pasi ndodhi ngjarja sepse ndodhi shumë shpejt.”

Genti Mullai theksoi se të dy nxënësit ishin shembullorë dhe stafi nuk e neglizhoi situatën, por menduan se nuk do avanconte më tej.

”Dua ta zgjerojë këtë pyetje, qoftë oficerët, inspektorët e rendit dhe policia kanë përditë një komunikim të vazhdueshëm. Nuk dua ti quaj të kriminalizuar adoleshentët, por për shkak të moshës kthehen si ngjarja e djeshme. Duhet patur kujdes nga të gjithë. Rastet që ka pasur I kemi bërë publike, nuk kam tendencën ti fsheh sepse kur publikohen kanë një efekt pozitiv. Rrjetet sociale I shtyjnë drejt një sjellje të pakontrolluar. Prindërit duhet të kontrollojnë rrjetet sociale të fëmijëve, stafi pedagogjik duhet të jenë më të kujdesshëm. Ka mekanizma kontrolli për nxënësit që nuk janë në rrugë të mbarë, të kthehen në rrugë të mbarë. Të dy nxënësit dhe kanë qenë shumë të mirë në mësime. Stafi nuk e ka vazhduar më tej të njoftojë policinë sepse nuk e kanë menduar që mund të degradonte. Nuk ka qenë neglizhencë e tyre, por duke nisur nga rrethanat nuk e kanë vazhduar më tej.”

Më tej, Mullai shtoi se autori është marrë në pyetje dhe është arrestuar.

“Ka një grup të posacëm që po merret me këtë, policia ka sekuestruar shumë prova materiale dhe ka marrë në pyetje shumë persona, përfshirë dhe autorin që është arrestuar dhe po qëndron në spital. Policia po kryen hetimet.” – u shpreh për ABC News. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!